Përshëndetja e ambasadorit Greg Delawie [video]

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Faqja zyrtare në Facebook, e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ka postuar një video në të cilën ambasadori i ri në Kosovë, Greg Delawie, tregon për veten, familjen dhe atë se çfarë ai mendon të bëjë në Kosovë.
“Mirëmengjesi e Dobardan”, janë fjalët me të cilën nis videoja e ambasadorit të ri, transmeton Koha.net.
Ambasadori tregon aty edhe për karrierën e tij diplomatike. Ai është i familjarizuar me Kosovën, meqë këtu ishte edhe në vitin 1996, në kohën kur ishte hapur Zyra për Informim.
E në postimin e kësaj videoje në facebook, ka komentuar ish-ambasadorja Tracy Jacobson.
“Paq fat Ambasador”, ka shkruar ajo.