Policia: Dy të dyshuar tentuan ta sulmojnë eskortën e kryeministrit të Kosovës

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Policia e Kosovës ka konfirmuar sot rreth orës 07:58, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, nga njësia policore e mbrojtjes së afërt janë vërejtur dy personatë dyshuar të cilët kanë tentuar ta sulmojnë eskortën e kryeministrit e cila ka qenë në lëvizje.
Sipas zyrës për informim në Policinë e Kosovës, njësitë policore kanë intervenuar menjëherë dhe kanë parandaluar veprimin e personave të dyshuar, të cilët gjatë ikjes kanë lenë prapa tri qese të letrës në të cilat ka pasur mjete të forta, copëza metali të cilat shërbejnë për shpuarjen e gomave, si dhe një telefon celular.
“Sa i përket lëvizjes se eskortës së kryeministrit nuk ka pasur asnjë incident dhe e njëjta ka vazhduar lëvizjen pa probleme, ndërsa lidhur me rastin janë duke u kryer të gjitha veprimet e nevojshme policore”, kanë thënë në Policinë e Kosovës.