Policia: Muhamet Kelmendi është ndaluar si dëshmitar

НАЈНОВИ ВЕСТИ

(E plotësuar)Policia e Kosovës sqaron se sot pasdite në Mitrovicë janë ndaluar pesë persona.
Sipas Policisë të njëjtit janë duke u intervistuar për një rast të cilin Policia e Kosovës është duke e hetuar.
“Njëri ndër të ndaluarit është edhe z. Kelmendi, i cili është shoqëruar në cilësinë e dëshmitarit në rastin konkret”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Ndërkaq policia po ashtu demanton lajmin e publikuar në media se urdhërdhënësi i arrestimit është Ministri i Punëve të Brendshme. Sipas Policisë ky pohim nuk qëndron dhe siç është e njohur ligjërisht Policia e Kosovës ndërmerr të gjitha veprimet e saja konform autorizimeve ligjore që ka dhe në koordinim me Prokurorin kompetent, njëjtë siç është vepruar edhe në këtë rast.
——————–

Arrestohet Muhamet Kelmendi

Arrestimin e Muhamet Kelmendit sot në Mitrovicë e konfirmon edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Zëdhënësi i kësaj partie Ernest Luma tha se arrestimi i anëtarit të AAK-së është iniciuar pa ndonjë arsye të fortë dhe vetëm në bazë të dyshimeve nga ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni.
Luma tha për KosovaPress, se ka folur para disa çastesh me Muhamet Kelmendin, i cili i kishte thënë se ishte ndjerë i befasuar nga arrestimi që iu është bërë.
Më tej Kelmendi ka thënë, sipas Lumës, që po dyshon që ky arrestim i tij është iniciuar nga Hyseni.
Sipas Lumës, Kelmendi është marrë nga Njësia për Krime të Rënda, vetëm në bazë të dyshimeve për organizimin e një sulmi terrorist në veri dhe se aktualisht po mbahet nga njësiti anti-terror.
Lumi ka sqaruar po ashtu për KosovaPress, se Kelmendin në veturën e tij e cila është konfiskuar nga policia, ishte i shoqëruar edhe nga dy miq të tij të cilët janë ish-pjesëtar të UÇK-së.
Policia deri me tash nuk ka dhënë as njoftim e as sqarim për arsyet i ndalimit të zotit Kelmendi!
Mediat kanë ra portuar gjatë ditës se Kelmendi derisa po shkonte të merrte pjesë në ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit në Boletin, ishte ndalur në hyrje të Mitrovicës