Prishtinë: Emërohen anëtarët e Këshillit Drejtues të UP-së

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami, në bazë të dispozitave të nenit 18 të Ligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës, ka emëruar katër anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Anëtarët e emëruar të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” janë: Ismet Salihu, Sigurd Hollinger, Shefkije Islamaj dhe Isa Qosja.