Komuna e Prishtinës me anë të një komunikate për media sqaron se therja e Kurbanëve nuk lejohet në tregun e kafshëve,po vetëm në thertoret e licencuara.
Komuna e Prishtinës sqaron opinionin publik se në komunikatën e e lëshuar për therjen dhe shitjen e kurbanëve ditë më parë, gabimisht është thënë se lejohet therja e kurbanëve në tregun e kafshëve. Në fakt shitja e kurbanëve lejohet vetëm në tregun e kafshëve e jo në tregjet tjera të qytetit, ndërsa therja e tyre lejohet vetëm në thertoret e licencuara.
Kërkojmë falje për përvjedhjen e këtij gabimi!,thuhet në komunikatën e komunës.
