Sindikalistët e arsimit paralajmërojnë fillimin e grevave në sistemin arsimor, prej muajit të ardhshëm, pasi që Qeveria e Kosovës, siç thonë ata, nuk po i realizon kërkesat e tyre. Drejtuesit e SBASHK-ut, gjatë muajit shtator kanë deklaruar se kërkesat e tyre nuk janë plotësuar, prandaj nuk e përjashtojnë as grevën si formë e presionit ndaj Qeverisë.
