Procesi i numërimit, Veliaj 53 % të votave, Kosova 38 %

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Vijon procesi i numërimit të votave që prej mbrëmjes së djeshme. ASHE (e majta) ka tashmë të konfirmuar bashkinë e parë të fituar atë të Pustecit.
Kandidati i ASHE ka marrë 2076 vota ndërsa kandidati i djathtë 488 vota. Në avantazh ka kaluar edhe kandidati I ASHE-së për Tiranën Erion Veliaj.
Nga numërimet deri në orët e para të mëngjesit të sotëm Veliaj ka 3384 vota ndërsa kandidati i APPD Halim Kosova 2525. Numërimi vazhdon në pjesën më të madhe të bashkive të vendit ndërkohë që vetëm në disa prej tyre numërimi nuk ka filluar ende.
Pusteci ishte Bashkia e pare qe nisi procesin e numërimit të votave për zgjedhjet lokale 2015-të. KQZ-ja deklaroi se në rang vendi pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte 48%.