Prokuroria ngrit aktakuzë, kundër një personi përgjegjës të “Hib Petroll”

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë kundër një personi përgjegjës të “Hib Petroll”.
Sipas njoftimit nga Prokuroria i pandehuri akuzohet për kryerjen e veprave penale: “mashtrimi”, dhe mashtrimi i blerësve.
Aktakuza ka të bëjë me furnizimin e 44 institucioneve edukativo-arsimore, brenda territorit të Komunës së Prishtinës, me naftë për ngrohje dhe gjenerator, me ç’rast i pandehuri ka vepruar në kundërshtim me kontratën e lidhur në mes të Komunës së Prishtinës dhe kompanisë, pronar i së cilës është dhe ka vënë në qarkullim produktin-naftën e cilësisë që nuk i përgjigjet kualitetit të produktit.
Si pasojë e këtij mashtrimi të dëmtuarës – Komunës së Prishtinës, i ka shkaktuar dëm në shkallë të madhe.
Në këtë çështje penale është ngrirë një autobot cisternë, pronë e kompanisë “Hib Petroll”, që është përdorur për kryerjen e veprave penale.
Prokurori i rastit ka kërkuar nga gjykata që të pandehurin, për veprat me të cilat ngarkohet sipas aktakuzës, ta shpallë fajtor dhe të dënojë sipas ligjit.
Vitin e kaluar qeverisja e Shpend Ahmetit ia kishte ndërprerë kontratën Hib Petrol sepse në bazë të mostrave ishte konstatuar se nafta e kësaj kompanie përmbante squfur 60 herë ëm të lartë sesa ishte e lejuar.