Pronari i Agon Channel-padi ndaj Shqipërisë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Biznesmeni italian, Francesco Becchetti, foli dje për herë të parë pas urdhër-arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Tiranës, lidhur me akuzat për pastrim parash.
Në një interviste telefonike nga Londra për ‘AdnKronos’, biznesmeni italian deklaron se ka nisur procedurat për të hapur një gjyq ndërkombëtar ndaj Shqipërisë.
“Në fakt nuk do të duhet t’iu tregoja, por sonte do të nis një arbitrazh ndërkombëtar ndaj qeverisë shqiptare, për dhunim të traktatit dypalësh në investimet Itali-Shqipëri”, deklaroi Becchetti për “AdnKronos”.
“Nuk ka tërmet në “Agon Channel” dhe akuzat e ngritura janë të paramenduara për të na trembur, por po kthehet në një rezultat të kundërt”, tha biznesmeni italian.