Peter Li vizitoi një thertore në Yulin, në provincën Shaanxi të Kinës, gjëja e parë që nuhati ishte një erë e keqe e përzier me gjak, lëkurë të djegur, dhe pisllëk.
Li është një aktivist për mbrojtjen e kafshëve dhe kishte mbërritur shumë vonë, pasi procesi i therjes së kafshëve kishte përfunduar. Organet e brendshme të grumbulluara në katin e pistë ishin një dëshmi për këtë.
“Unë pashë kufoma macesh dhe qensh të lidhur lart. Punëtorët i kishin djegur kufomat për t’i bërë ato me shkëlqim dhe i kishin bërë gati për dërgesë në restorante. Kishte ende qen që ishin gjallë në kafaze, por ata dukeshin të lodhur, të dobësuar”.
Ka pasur mjaft kritika ndërkombëtare për festivalin vjetor të mishit të qenit në Yulin. Festivali do të zhvillohet në fundjavë në 21 dhe 22 qershor. Tradicionalisht 10.000 qen dhe mace theren për konsum çdo qershor.
Festivali i qershorit në Kinë ka nisur që në vitet 1990, por konsumi i qenve në Kinë është historik. Në zonat rurale në jug të Kinës, mishi i qenit është ngrënë kryesisht nga gjeneratat e vjetra, dhe sipas besëtytnive, ky mish ka cilësitë e forta të ngrohjes, duke e bërë atë popullor në dimër.



