Qetësoni sytë e lodhur

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Pas një kohe të gjatë të kaluar para kompjuterit, mund të përjetoni dhimbje të syve dhe fryrje. Por, shpëtoni me lëngun e trëndafilit.
Sy të lodhur dhe të fryrë janë ëndrra e frikshme e shumë personave që punojnë para kompjuterit. Dhimbjet e shfaqura në sy ose kokë ndikojnë jo vetëm në kufizimin e cilësisë së jetës, por edhe në uljen e performancës në punë.
Por, mos u mërzisni. Ilaçi i syve të lodhur qëndron tek lëngu i trëndafilit.
Përbërësit
1 trëndafil
1 gotë ujë i valuar
1 lugë mjaltë
Si përgatitet ?
Petalet e trëndafilit ziejini me një gotë ujë. Pasi t’i zieni për 10 min kullojini dhe hidhini edhe një lugë mjaltë. Me këtë përzierje lyeni pjesën rreth syve. Nëse këtë formulë do ta aplikoni çdo ditë atëherë fryrja e syve do të zhduket dhe nuk do të ndiheni më të lodhur.