Qielli merr ngjyrat e ylberit (Foto)

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ditën e djeshme, në ditën e Pavarësisë, qielli mbi pjesën më të madhe të qyteteve të Kosta Rikës ofroi një spektakël të vërtetë. Në fotografitë e publikuara në mediet ndërkombëtare shihen retë e ngjyrosura me ngjyrat e ylberit në një fenomen, që studiuesit e shpjegojnë lehtësisht.
Sipas meteorologut Eladio Solana: “Bëhet fjalë për një iluzion optik që i faturohet këndit dhe pozicionit nga shihen retë. Drita e diellit reflektohet në bulëzat e ujit që ndodhen në formën e avujve në qiell dhe krijojnë këtë efekt, siç ndodh me ylberin”.