Mesfushori i Barcelonës, Rafinha pritet të jetë jashtë fushë së gjelbër për gjashtë muaj pas iu ka nënshtruar një operacioni në gju.
Mesfushori 22-vjeçari pësoi një çarje të ligamenteve në gju gjatë barazimit 1:1 javën e kaluar në Ligën e Kampionëve ndaj Romës. Në deklaratën në faqen zyrtare të Barcelonës, të martën është konfirmuar se Rafinha ka pasur një operacion të suksesshëm dhe se ai do të fillojë një rehabilitimi të gjatë.
“Sipas shërbimeve mjekësore të klubit, Rafinha është operuar me sukses nga mjekët Ramon Cugat dhe Ricard Pruna në gju pas lëndimit që ai pësoi në ndeshjen kundër romakëve. Lojtari pritet të jetë jashtë për rreth gjashtë muaj”, thuhet në deklaratë.
