Ramush Haradinaj ndalohet në Lubjanë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kryetari i AAK-së dhe ish kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, është ndaluar në Aeroportin e Lubjanës deri sa po kthehej nga një vizitë zyrtare në Gjermani.
Merret vesh se z. Haradinaj është ndaluar në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2006.
Haradinaj në këto momente ndodhet në Aeroportin e Lubjanës në pritje të një vendimi të autoriteteve sllovene.
Lajmin e ka konfirmuar edhe AAK, e cila para pak çastesh ka lëshuar këtë komunikatë:
“Ne rruge gjate kthimit pas vizites zyrtare ne Berlin, kryetari i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Ramush Haradinaj, eshte ndaluar ne Aeroportin e Lubjanes, ne Slloveni, ne baze te nje fletarresti te leshuar nga policia e Serbise ne vitin 2006.
Aleanca per Ardhmerine e Kosoves e konsideron kete nje veprim nderhyrje me qellime te njejta dhe identike si te policise serbe, ndaj z.Ramush Haradinaj, ish-kryeminister i Kosoves dhe udheheqes i njohur i luftes per lirine e Kosoves.
AAK kerkon veprim te menjehershem per lejimin e z. Haradinaj ne udhetimin e tij drejt Prishtines, dhe e konsideron kete ndalim tendence te qellimshme ndaj personalitetit dhe gjithe asaj qe perfaqeson z. Haradinaj.
Fletarrestet serbe, njollosjet dhe sulmet ndaj z. Haradinaj jane zhvleftesuar dhe demantuar disa here dhe ne forma te ndryshme”.