Banka Botërore paraqiti sot raportin e saj të gjendjes ekonomike në gjashtë shtetet e Evropës Jug-Lindore. Maqedonia doli e dyta për nga niveli i rritjes, me një mesatare prej 3.2%. Po ashtu u tha se shifrat e papunësisë janë më të vogla, sesa ato që ishin në vitin 2009. Në këtë raport ka edhe vërejtje, se duhet urgjentisht të zgjidhen problemet strukturore të tregut të punës, konkurrencës dhe financave publike.
