Nxënës nga 60 shkolla fillore nga komunat Gazi Babë, Karposh, Qendër, Aerodrom, Gjorgje Petrov dhe Kisella Vodë, gjatë këtë viti shkollor, përmes projektit për mbrojtje të ambientit jetësor, arritën të mbledhin 1.5 milion shishe plastike për riciklim.
Organizatorët thonë se me shkollat nga Komuna e Çairit dhe Butelit deri më tani nuk ka pasur iniciativë për bashkëpunim, por se edhe këto shkolla dhe nxënësit shqiptarë do të inkuadrohen në këtë projekt në gjysmëvjetorin e dytë. “Të gjitha komunat dhe shkollat të cilat kanë shprehur dëshirë për bashkëpunim janë përfshirë deri më tani, shpresojmë se pas pushimit dimëror do të bashkëpunojmë edhe me komunat Butel dhe Çair dhe po ashtu e kemi përpiluar edhe projektin “Eko autobus”, ku nxënësit do të përgjigjen në kuiz që janë përpiluar edhe në shqip”, tha Filip Ivanovski, drejtor ekzekutiv i Pakomak
“Riciklimi- thuaj po” u zbatua për të ngritur vetëdijen tek fëmijët lidhur me selektimin e mbeturinave për riciklim. Vitin e kaluar përmes projektit u grumbulluan rreth 40 tonë mbeturina të ambalazhuara, gjegjësisht rreth 1.5 milion shishe të mbledhura vetëm prej shkollave fillore në 6 komuna të Shkupit.
Zimer Jashari
