Mbrojtësi i majtë i Romës, Ashley Cole beson se skuadra e tij mund ta fitojë titullin e Serie A në sezonin e ardhshëm.
Anglezi u transferua në Serie A në verën e kaluar, pasi kaloi tetë sezone te Chelsea.
“Është koha të shohim përpara”, deklaroi Cole.
“Ne duhet të fokusohemi për sezonin që është gati të fillojë. Unë kam qenë këtu për një vit dhe e di stilin e lojës tani. Trajneri dëshiron që ne të tregojmë veten dhe ne shpresojmë që të bëjmë më të mirën në sezonin e ardhshëm”.
Ju duhet të jeni ambicioz në çdo sezon. Do të jetë e vështirë të fitojmë Scudetton, por ne kemi ekip për ta bërë atë”.
