Rritet numri i burrave që marrin mbiemrin e gruas

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Gjithmonë e më shumë gra po mbajnë mbiemrat e tyre, por BBC raporton se një trend i ri po bën që shumë burra të marrin mbiemrin e gruas.
Aktorja amerikane, Zoe Saldana i është përgjigjur kritikave pas vendimit të bashkëshortit të saj, për të marrë mbiemrin e gruas. “Çfarë ka kaq shokuese,” tha ajo.
Pastaj, Ben Martin, që dikur kishte mbiemrin Coghill, ka marrë mbiemrin e gruas. “Më pëlqente shumë mbiemri i saj,” tha ai.
Numri i grave që mbajnë mbiemrin e tyre u rrit ndjeshëm në vitet ’70, një periudhë që përkoi me shtimin e feminizmit.
Një rast tjetër është edhe bashkimi i dy mbiemrave edhe për burrin.
Producenti i BBC, Andy Brown u martua me Helen Stone dhe tani kanë mbiemrin Brownstones.