RTK: Kush është nën dardhë i ha dardhat

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Sindikata e RTK-ës ka publikuar një reagim ku thuhet se drejtori i përgjithshëm Mentor Shala dhe zv. Drejtoresha e përgjithshme Elvana Prekazi, kanë shpenzuar  për vetën e tyre 36 mijë euro. 
Bëhet fjalë për trajtimet që kanë ndjekur gjatë vitit 2014 në SHBA, drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Mentor Shala dhe zv. drejtoresha e përgjithshme, Elvana Prekazi, që sipas Sindikatës kanë kushtuar kushton 36 mijë euro, pa përfshirë shpenzimet e udhëtimit dhe ato për nevoja të tjera. Ata thonë se edhe pse i është kërkuar nga SPRTK, drejtori gjeneral i RTK-së asnjëherë nuk kanë dhënë detaje rreth kësaj çështjeje, madje as në raportimet para komisioneve parlamentare.Sipas tyre, në takimet me disa nga anëtarët e bordit të RTK-së, Sindikata është njoftuar se për ndjekjen e një kursi të tillë nuk ka pasur vendim të bordit.
Sindikata e RTK-së po paraqet njëpasnjëshëm keqpërdorimet që po bëhen me financa në RTK, kjo gjatë këtyre ditëve kishte publikuar edhe informacionit që kanë bërë të ditur që RTK nuk po paguan faturat për ujsjellës, mbeturina, tatimin në pronë, si dhe paregjistrimi i veturave zyrtare./ 21MEDIA