Sot do të vazhdojë takimi në Bruksel në mes Kosovës e Serbisë . Me këtë rast palët pritën të diskutojnë për mundësinë e gjetjes së një marrëveshje për çështjen e energjisë.
Ndryshe, takimi i djeshëm takimi i zhvilluar mes grupeve punuese nga Kosova dhe Serbia kishte përfunduar pa marrëveshje në Bruksel për gjetjen e një zgjidhjeje për urën mbi lumin Ibër. Ksëhtu bëri të ditur kryesuesi i takimit, shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Samuel Zhbogar, duke shtuar se ka paraqitur idenë për zgjidhjen e kësaj çështjeje, mirëpo palët janë pajtuar që të takohen sërish të hënën për të diskutuar sërish për këtë çështje.
“Pjesëmarrësit u pajtuan që të takohen sërish të hënën për të diskutuar edhe më tej elementet e një marrëveshjeje që do të parashikojnë revitalizimin e urës në periudhën e ardhshme. Edhe grupet punuese për çështjet tjera të ndërlidhura me implementimin e marrëveshjeve të arritura në kontekst të dialogut për normalizim të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojnë punën e tyre këtë javë”, thuhet në njoftimin për media./ 21MEDIA
