Sekretari i përgjithshëm i NATO-s viziton Malin e Zi

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Sekretari i përgjigjëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të qëndrojë sot dhe nesër në një vizitë zyrtare në Mal të Zi. Stoltenberg gjatë qëndrimit të tij dy ditorë në Mal të Zi do të bisedoj me krerët më të lartë shtetëror, si dhe me përfaqësuesit e trupit diplomatik.
Siç njoftohet nga Qeveria e Malit të Zi, me Stoltenberg do të takohet Kryeministri, Milo Gjukanoviç, zëvendëskryeministri për sistemin politik, të politikave të brendshëm dhe të jashtme, Dushko Markoviç, zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Igor Lukshiç dhe ministrja e Mbrojtjes Milica Pejanoviç -Gjurishiç. Pas takimit me kryeministrin Gjukanoviç të enjten, Stoltenberg do të mbajë një konferencë për shtyp.
Qëllimi i vizitës të Stoltenberg në Mal të Zi është konfirmimi i qëndrimeve që u vendosën në Samitin në Uells në vitin 2014, dhe kjo është një periudhë e fokusimit dhe intensifikimit të bisedimeve me Malin e Zi. Nga NATO më parë u bë e ditur se inkurajon progresin e Malit të Zi, sidomos në sferën e forcimit të sundimit të ligjit dhe reformën e sektorit të inteligjencës,raporton (AA).
Stoltenberg në krye të Aleancën është që nga tetori 2014, ndërsa para se të merrte postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, si anëtar i Partisë së Punës (Partia Social-Demokrate e Norvegjisë), ishte kryeministër i Norvegjisë.