“Shota”, nesër mbrëma me koncert premierë në TKK

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Duke çmuar punën shtatëvjeçare të koreografit të mirënjohur Fehmi Shaqiri me Ansamblin “Shota”, menaxhmenti i Ansamblit në shenjë nderimi e ka konceptuar programin si koncert recital të tij, ku përveç koreografisë së re të përgatitur nga ai, me titull “Festa e Bashkimit”, janë në program edhe dy vallet tjera emblematike që ai ka realizuar me trupën e Ansamblit.
Valle instrumentale, këngë dhe valle të ndryshme do të begatojnë koncertin premierë nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Shota”, i cili vjen nesër mbrëma në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Duke çmuar punën shtatëvjeçare të koreografit të mirënjohur Fehmi Shaqiri me Ansamblin “Shota”, menaxhmenti i Ansamblit në shenjë nderimi e ka konceptuar programin si koncert recital të tij, ku përveç koreografisë së re të përgatitur nga ai, me titull “Festa e Bashkimit”, janë në program edhe dy vallet tjera emblematike që ai ka realizuar me trupën e Ansamblit,transmeton kultplus.
I njëjti lajtmotiv kryesisht do të përshkojë edhe pikat tjera artistike të programit, ku përveç trupës rezidente kemi të ftuar edhe artistë mysafirë: Instrumentistë, këngëtarë dhe pjesëtarë të Korit.
Vallja festive, Vallja e Peshkopisë, Vallja Orkestrale, Vallja “Festa e Bashkimit” janë disa prej pjesëve që do të performohen nesër mbrëma.