Reportazhi për shtëpitë e bukura “Ma pikturo ëndrrën” që transmetohet çdo të hënë në RTV21 tashmë ka filluar të bëjë edhe prezantimin e shtëpive të bukura nga Maqedonia. Ky rrugëtim ka filluar me prezantimin e shtëpisë së bukur të familjes Dehari nga Tetova.
Sigurisht se kjo nuk është e vetmja shtëpi e bukur nga Maqedonia e cila është prezantuar në këtë reportazh. Për të qenë pjesë e “Ma pikturo ëndrrën” duhet të shkruani mesazh në faqen zyrtare në facebook “Shtëpitë e bukura të Kosovës – RTV21”.
