Shumë dermatologë thonë se aknet në fytyrë i shkaktojnë shume faktorë, ku pjesa me e madhe e të cilëve janë të pranishem në rutinen tonë të përditshme.Rekomandohen ca këshilla mjekësore për mirëmbajtjen e fytyrës gjë që ndihmojnë edhe largimin e akneve nga fytyra.
Një nga gjërat e para qe duhet te kontrolloni nese keni probleme me fytyren, jane medikamentet tuaja. Dermtologët thonë se steroidet qe gjenden ne ilacet tuaja janë një nga armiqtë kryesorë, pavaresisht nese merren nga brenda organizmit apo aplikohen ne nje zonë te caktuar.Thuhet se përdorimi i kontraceptive oral jane shkaku me i zakonshem i akneve
Tualeti i përditshëm nëse aplikohet rregullisht duhet kushtuar rëndësi të vecantë në preparatet kozmetikale. Furcat e makeup-it në mënyrë të vazhdueshme mbledhin grimin e mbetur duke grumbulluar kështu edhe bakteret të cilat mund të shkaktojnë aknet të quajtura Folikulite,sugjerohet njëherë në javë ti pastroni furcat e makeup-it në mënyrë që të mos shfaqin rrezik për lëkuren tuaj.
Veglat e stërvitjes-Nuk është procesi i stervitjes që ndikon në shfaqjen e njollave të bezdisshme. Gjithashtu edhe procesi i stervitjes apo i zhveshjes,që vazhdimisht prekin zona të caktuara të lekures, mund të shkaktojne akne të ferkimit. Ferkimi i vazhdueshem ju bënë të djersiteni, irritohet lekura dhe me shuma mundësi do të zhvillohen pucrra të vogla e të kuqe.
