Aknet mund të shfaqen në zona të ndryshme të trupit,si zonë më e shpeshtë ku shfaqen aknet është edhe shpina,gjë që vështirë është të veshësh një fustan edhe të mos shihen.
Cilat janë shkaqet që e predispozojn shfaqjen e akneve në shpinë,ja po përmendim disa:
Aknet janë të trashëguara:
Nëse edhe anëtarët e tjerë të familjes kanë akne në shpinë, ju jeni më të prirur që t’ju shfaqen. Por mos u shqetësoni, pasi dermatologu mund t’ju rekomandojë antibiotikë oralë që parandalojnë shfaqjen e tyre.
Ushqimi i gabuar është tregues i rëndësishëm:
Shmangni ushqimet e rënda me shumë yndyrë nëse doni një shpinë pa akne. Hani në mënyrë të ekuilibruar. Disa studime tregojnë se njerëzit që përdorin dieta me përmbajtje të lartë të qumështit, kanë më shumë mundësi të preken nga shfaqja e akneve.
Disa rroba ju irritojnë lëkurën: kontakti i lëkurës me një bluzë jo të rehatshme mund të shkaktojë rritim të lëkurës e si pasojë shfaqje të akneve. Pasi keni bërë ushtrime fizike apo ecje të gjatë, bëni dush, sepse në të kundërt mund të përballeni edhe me probleme të tjera të lëkurës.
Nuk e lani shpinën si duhet: duhet ta lani shpinën duke i kushtuar kujdes të veçantë, sikur të ishte lëkura e fytyrës.
