Njëri prej pretendentëve për kryetar të FIFA-s, Xhefri Web që para më shumë se një muaji u arrestua në Zvicër në skandalin e korrupsionit, më në fund ka pranuar të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të vazhduar procedurat e nisur hetimore ndaj tij, që derisa u arrestua mbante edhe postin e Kryetarit të Konfederatës Amerikane të Futbollit./21Media
