Posta e Kosovës sot, në ditëlindjen e 72-të të Ukshin Hotit, do të promovojë dhe do të lëshojë në qarkullim pullën postare që i kushtohet veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare.
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë edhe anëtarë të familjes Hoti, si dhe miq dhe bashkëveprimtarë të Ukshin Hotit, thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.
