Specialja lë pa shkuar në pushim deputetët

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Gjykatat Speciale do t’i lë deputetë pa shkuar në pushim sipas rregullores së punës së kuvendit. Kjo pasi legjislativi duhet t’i përfundoi çështjet e jashtëzakonshme siç është themelimi i Gjykatës Speciale dhe çështjeve të tjera.
Këtë e ka konfirmuar këshilltari politik i kryeparlamentarit, Kadri Veseli, Driton Lajqi. Ai tha se kuvendi duhet t’i përfundoi çështjet që janë me urgjencë siç është Gjykata Speciale, e pastaj të shkojnë në pushim.
Kurse, Teuta Haxhiu nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), tha se end nuk kanë marrë njoftim nga kryesia e kuvendit për kohën e pushimeve.
Po ashtu, edhe Aida Dërguti nga Lëvizja Vetëvendosje , tha për KosovaPress se nuk befasohet edhe me mos shkuarje në pushim, pasi siç tha ajo koalicioni i tashmë ka një agjendë të caktuar e që ajo është krijimi i asosacionit të komunave, Gjykata Speciale e të tjera.
Ndërsa, Valdete Bajrami, shefe e grupit parlamentar nga “Nisma”, vlerëson se nuk do të duhej të ishte problem çështja e pushimit pasi mendon se mos arritja e zgjidhjeve politike nuk është e drejt të mbaj peng deputetët.
Ndryshe, kuvendi kishte dështuar të votoj ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale. Ndërsa opozita nuk votoi fare. Kurse, shtatë deputet nga PDK votuan kundër, dy abstenuan, derisa dy të tjerë po të kësaj partie nuk morën pjesë fare