Stoltenberg sot fillon vizitën dy ditore në Mal të Zi

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Sekretari i përgjigjëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të qëndrojë sot dhe nesër në një vizitë zyrtare në Mal të Zi. Stoltenberg gjatë qëndrimit të tij dy ditorë në Mal të Zi do të bisedoj me krerët më të lartë shtetëror, si dhe me përfaqësuesit e trupit diplomatik, raporton Anadolu Agency (AA).
Qëllimi i vizitës të Stoltenberg në Mal të Zi është konfirmimi i qëndrimeve që u vendosën në Samitin në Uells në vitin 2014, dhe kjo është një periudhë e fokusimit dhe intensifikimit të bisedimeve me Malin e Zi. Nga NATO më parë u bë e ditur se inkurajon progresin e Malit të Zi, sidomos në sferën e forcimit të sundimit të ligjit dhe reformën e sektorit të inteligjencës.