Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, nuk do të ketë ligj të veçantë e as bord ekzekutiv të këtij asociacioni përsëriti ministrja për dialog, Edita Tahiri.
Ndërsa analisti serb Dushan Janjiq tha se politikaënt në Serbi i kanë ushqyer serbët e Kosovës me shpresa të rrejshme se do të ketë një Republikë Serbe brenda Kosovës. Sipas tij kur duan të dijnë të vërtetën e asaj që ndodh në Bruksel serbët e dëgjojnë çka thotë Edita Tahiri. Komentet u bënë pas publikimit të një raporti për asociacionin e komunave me shumicë serbe të cilin e publikoi Instituti i Kosovës për qeverisje lokale./ 21 Media
Tahiri: Asociacioni – s’ do të ketë nivel të tretë ekzekutiv
Janjiq: Kur dëshirojmë të dimë të vërtetën e dëgjojmë Edita Tahirin
