Tërnava: Të kemi respekt ndërfetar(video)

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Me rastin e Festës së Fitër Bajramit, myftiu i Kosovës Naim Tërnava priti sot në takime liderët e partive politike dhe ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell. Ata e uruan myftiun që kjo ditë t’i bashkojë të gjithë dhe porositën se po në këtë ditë duhet të zhvillohet toleranca e solidariteti për të mirën e njerëzimit.
Me këtë rast kryeministri I Kosovës, Isa Mustafa, i cili vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës bashkë me kabinetin e tij,tha se kjo është një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë. Sipas tij, kjo ditë shënon zhvillimin për solidaritet.
Për të uruar myftiun ishte edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, bashkë me partiakët e tij. Ai tha se nga kjo ditë duhe t të merren të gjitha të mirat që ndihmojnë për jetë më të mirë në Kosovë.
Myftiu Tërnava përveç liderëve politik të Kosovës, urime mori edhe nga ambasadori Britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, i cili tha se është kënaqësi të jesh në Kosovë, në ditën e paqes dhe lumturisë.
Urimet për këtë festë erdhën edhe nga Ipeshkvi i Kosovës, Don Lush Gjergji. Ai tha se kjo është dita e traditës dhe historisë sonë të përbashkët dhe porositi se duhet të jemi sa më afër njëri-tjetrit.
Për fund, Tërnava falënderoi të gjithë ata që ishin sot në Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), për ta uruar në këtë ditë të madhe. Ai tha se kjo festë vjen pas përkushtimit njëmujor të muajit të shenjtë të Ramazanit. Ai po ashtu tha se vazhdimisht po përcjellin mesazhe për një respekt ndërfetar.
Ndër liderët e tjerë që takuan Tërnavën ishin edhe Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje, Fatmir Limaj nga Nisma dhe Behgjet Pacolli nga AKR-ja.

 
fatmiri
visar ymeri
pacolli