Thaçi, ne e dimë më së miri çka është të largohesh nga shtëpia

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ministri i punëve të jashtme Hashim Thaçi ka kujtuar ditën botërore të refugjatëve.Ja postimi i tij i plotë në Facebook.

Sot është dita botërore e refugjatëve. Ne, më mirë se kushdo e dimë se çka do të thotë të largohesh nga shtëpia, familja, mëmëdheu. Në këtë ditë, ne kujtojmë miliona të tjerë që ende jetojnë të frikësuar dhe pa shpresë jashtë vendlindjes. Të mos e harrojmë kurrë të kaluarën tonë dhe të gëzohemi që Kosova është në rrugë të duhur për të arritur atje ku dëshirojmë të gjithë ne! HTH