Alsat duke raportuar nga Brukseli, njofton se për më shumë se 4 orë vazhdojnë bisedimet mes liderëve të 4 partive më të madha politike të Maqedonisë. Në ndërmjetësimin e komisionarit Johanes Han, ndihmojnë edhe bashkëpunëtorja e parë re tij, Federika Mogerini, Alen Leroa, dhe ambasadori amerikan në Shkup, Xhes Bejli.
Pas marrëveshjes së arritur në Shkup, për zgjedhje të mundshme në prill të 2016-ës, tema kryesore e sotme në Bruksel është struktura e qeverisë, që do të përgatisë dhe të zbatojë zgjedhjet. Jo Zyrtarisht, kompromisi kërkohet në të ashtuquajturën “zgjedhje me faza”, e cila nënkupton se opozita, tani do të merrte disa nga postet kyçe ministrore të qeverisë, si p.sh, atë të brendshme dhe financave, ndërsa Gruevski, të lërë postin e kryeministrit më vonë, në periudhën nga 5 deri në 3 muaj përpara mbajtjes së zgjedhjeve.
