Alex Rocco, më shumë i njohur për rolin e Moe Greene në filmin e famshëm “The Godfather”, ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare.
Aktori që jetonte në Los Angeles, vdiq të shtunën, ka njoftuar vajza e tij Jennifer Rocco nëpërmjet Facebookut.
“Alex Rocco ka ndërruar jetë pak orë më parë më 18 korrik, 2015”, ka shkruar ajo. “29 shkurt, 1936 – 18 korrik 2015, u prefsh në paqe baba, qëndro me nënën e Marcun… Do të shihemi dikur”, raporton eonline.
