Pas një sëmundje të shkurtër, dje vdiq poeti Gani Xhafolli. Ganiu u lind në vitin 1942 në Drenovc të Prishtinës. Qysh në moshën e re u mor me shkrime dhe gjatë jetës së tij botoi mbi 40 vepra letrare. Gani Xhafolli, një kohë ishte redaktor i emisioneve për fëmijë në Televizionin e Prishtinës. Varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 17:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë.
