Vdiq Skender Oroshi

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Në moshën 80 vjeçare ka ndërruar jetë Skënder Oroshi.
Skënder Oroshi ishte profesor i muzikës në Shkollën Normale të Prishtinës, më vonë ka punuar në Radio Prishtina si bashkëpunëtor në programin muzikor. Në dy mandate ka qenë kryeredaktor i programit muzikor dhe shef i diskotekës.
Ishte njëri ndër themeluesit dhe anëtar i korit Colegium Cantorum.
Në vitet ’70 e ’80 ka qenë një ndër koordinatorët e bashkëpunimit kulturor-artistik midis Kosovës dhe Shqipërisë. Është i lindur në Lezhë, në Shqipëri, në vitin 1935.
Ka jetuar në Shkodër, në Prizren, ndërsa pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në Prishtinë.
Është varrosur në Podgoricë, ku i ka kaluar vitet e fundit të jetës.