Veseli:Shteti slloven të korrigjojë veprimin e tij

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Pas ndalimit në aeroportin e Lubjanës të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinajt, në bazë të fletë arrestit të Serbisë, ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli.
“Ndalimi në Lubjanë i deputetit të Kuvendit të Kosovës dhe kryetarit të AAK-së, z. Ramush Haradinaj, mbi bazën e një fletë arresti të Serbisë, përbën një veprim të papranueshëm për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Ne kërkojmë nga shteti slloven që ky veprim të korrigjohet sa më parë që është e mundur dhe z.Haradinajt t’i mundësohet kthimi në Kosovë.
Aktakuzat e Serbisë ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë aktakuza të bazuara mbi fakte të rreme dhe si të tilla nuk kanë të bëjnë asgjë, as me të vërtetën e as me drejtësinë .
Institucionet sllovene të ligjit nuk duhet të bien pre e manipulimeve që bën Qeveria e Serbisë me të tilla aktakuza, që në dy proceset e zhvilluara në Hagë ndaj z.Haradinaj janë provuar si aktakuza krejtësisht të pabazuara”, thuhet në reagimin e spikerit të Parlamentit kosovar.