Situata e krijuar dje në Kuvendin e Kosovës ka marrë nota të ulëta nga Bashkimi Evropian, Zyra e BE-së në Prishtinë dhe ambasadori i SHBA-së dhe i Britanisë së Madhe. Të gjithë e kanë quajtur të papranueshme dhunën e shkaktuar në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se ajo nuk është mënyra e duhur për t’i zgjidhur situatat e rëndësishme për vendin. Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka thënë se ajo që ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës nuk është mënyra se si shoqëritë demokratike funksionojnë.
