Tre gazetarë spanjoll janë zhdukur në Siri para më shumë se një javë, ka bërë të ditur Federata Spanjolle e Gazetarëve.
Ekziston frika se gazetarët, të identifikuar si Antonio Pampliega, Jose Manuel Lopez dhe Angel Sastre, janë rrëmbyer nga organizata terroriste DAESH (ISIL), e cila kontrollon zona të mëdha të territorit sirian.
DAESH edhe më parë ka rrëmbyer disa gazetarë, duke publikuar më pas video incizimet ku shfaqen pamjet e ekzekutimit të tyre, shpesh me prerje koke. Nganjëherë kanë kërkuar edhe shuma të mëdha të të hollave në këmbim të lirimit të tyre.
Siria është përfshirë nga dhuna dhe konfliktet e armatosura që kur regjimi i Bashar al-Assad protestave antiqeveritare në fillim të vitit 2011 iu përgjigj me dhunë.
Dhjetëra mijëra njerëz që nga atëherë janë vrarë në luftën mes forcave pro regjimit të Assadit dhe grupeve të armatosura opozitare.
