Mjekët për herë të parë në Kinë do të ndajnë me ndihmën e printimit 3d binjaket e lindura të ngjitura. Ky është një operacion që mendohet se ato do ta bëjnë duke shfrytëzuar kopjen e tyre, të printuar në formatin tredimensional.
Motrat që kanë nga 84 ditë, kanë lindur të kapura për një pjesë të prapanicës dhe fundin e shpinës. Sipas People’s Daily, për të kryer këtë operacion të rrallë, mjekët kanë krijuar formatin artificial të vajazve, në mënyrë që të kryejnë prova paraprake.
Për të realizuar këtë operacion prindërit e vajzave janë ndihmuar nga udhëheqësja në Shanghai me 15 mijë euro, në mënyrë që vajzat e tyre të hyjnë në operacionin e ndarjes.
Mjekët kanë kërkuar që ato të hyjnë në operacion, kur të mbushin nga tre muaj dhe të peshojnë së paku dhjetë kilogram.
