Ministrja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami pasi që u miratua themelimi i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore në mbledhjen e Qeverisë, tha në një konferencë për media se me këtë Fond do të përmirësohet ambienti i biznesit.
Bajrami po ashtu tha se me këtë Fond do të zvogëlohen barrierat e krijuara ndër vite për marrjen e kredive, dhe se brenda 6 viteve nga kreditë që do të përfitohen, krijohet mundësia për shtimin e 20 mijë vendeve të reja të punës.
