Abetarja e vitit 1952 (FOTO)

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Abetarja 63 vjeçare, ruhet ende me fanatizëm nga Familja Uksmajli, e cila ka çfarë të rrëfejë për aq kohë sa e kanë ruajtur.
Megjithëse i mungojnë shumë faqe, Abetarja e vitit 1952 ruan ende gegnishten, si fakt të asaj kohe.
TherandaPost ka kontaktuar me Sokol Uksmajlin, njeriun i cili e ruajti këtë abetare për 63 vite.

Image

Po në gjithë  dëmet që ja shkaktoi lufta, Sokoli ka në dorë abetaren me të cilën e kreu klasën e parë në vitin 1952 ne shkollën ”Skënderbeu” në Jezerc, abetare kjo e cila shpëtoi pasi gjatë luftës e morri Agroni djali i Sokolit me vete në Zvicer.
“ Baba ma ka pas ble ni abetare me msu në shkollë, e kta qe pe shihni sot e kom ble vet me rujt për kujtim, me lan te re për gjethmon ” – tha Sokoli për TherandaPost, duke u ndier prap i paknaqur pasi edhe pse kjo abetare i shpëtoi luftës u dëmtua nga pakujdesia pas luftës.

Image

Abetarja sot ka më pakë se gjysmën e fletëve. Sokoli thot se kjo abetare është botuar në vitin 1951 e për çmimin e saj thotë – “ vallahi n’at kohë kjo abetare kushtojke 10 banka që sot në euro nuk e di sa bajn veç në at kohë 10 banka kanë pas goxha vlerë të madhe”.
Nga dëshira e madhe për të pasur edhe një herë këtë abetare të plotë, e të pa dëmtuar në dorë, ai tha – “ me gjet ni abetare qesi te re si temen, e paguj shtrejt vallahi, a qeto te sotit falë me mi dhan nuk i marr ”, me këto fjalë Sokoli mbaroj historinë rreth abetares 63 vjeçare.

Image
Image
Image
Image