Arrestohet një polic i Hanit të Elezit

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar më 26.09.2015 në Ferizaj dy persona (njëri nga ta zyrtar policor – stacioni policor i Hanit të Elezit) me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale marrje e ryshfetit dhe keqpërdorim i pozitës apo autorizimeve zyrtare të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Inspektorati Policor përmes një komunikate për media njofton se arrestimit i kanë paraprirë disa veprime hetimore dhe informacioni i pranuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj lidhur me përfshirjen e një zyrtari policor si të dyshuar në këtë rast.
“Pas ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore preliminare dhe me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në Qendrën e Ndalimit në Ferizaj ku u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore”, thuhet në komunikatë.