Policia e Kosovës gjatë dy operacioneve në dy rajone të ndryshme, ka arritur të arrestojë gjashtë perona. Rasti i parë ka të bëjë më mashtrimin që iu është bërë bashkatdhetarëve tanë nga disa avio-kompani, ku është arrestuar pronari i kompanisë mashtruese “AlbaAid”. Kurse, rasti tjetër ka të bëjë me organizimin e skemave të bixhozit të paligjshëm, ku janë arrestuar pesë persona.
Këtë e ka konfirmuar përmes një konference për media zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili tha se për këto raste ka edhe të arrestuar.
Kelani: Policia e Kosovës ka kryer dy operacione të suksesshme
Në rastin e parë, Policia e Kosovës, ka arrestuar pronarin e njërës nga kompanitë mashtruese, që dyshohet se për një kohë kanë mashtruar bashkatdhetarët me qëndrim në Zvicër dhe Gjermani.
Këtë e konfirmoi edhe Drejtori për Hetime Ekonomike dhe Korrupsion, Majori Shaip Havolli, i cili ta se mashtrimet janë bërë përmes të ashtuquajturës “Call-Centër” thirrje me mesazh, me ç’rast bashkatdhetarët i kanë joshur me çmime të lira për fluturime në Kosovë dhe kthimin përsëri në vendet e tyre.
Havolli: Kemi ndaluar pronarin e njërës nga kompanitë mashtruese
Ky Call-Center, ka qenë në shërbim edhe të disa kompanive të tjera si “DardaniaAirëays”, e cila, sipas Havollit, po ashtu ka mashtruar bashkatdhetarët tanë.
Me këtë rast, këto kompani mashtruese, fluturimet i kanë organizuar me numra të fluturimeve “Adria-Airëays” dhe “German Ëings”, duke shfrytëzuar kështu E-banking për pagesa.
Ndërsa, rastin e dytë, Havolli tha se Policia ka arrestuar 5 menaxher të disa lokaleve të lojërave të fatit në Ferizaj, pasi që disa nga pronarët e kanë shpërfill urdhrin e Policisà « së Kosovës, e cila ditë më parë ka mbyllur 12 lokale të tilla.
Me këtë rast, sipas tij, ata kanë tentuar të fillojnë përsëri këtë veprimtari në mënyrë të paligjshme.
Havolli: Në Ferizaj kemi arrestuar 5 menaxher të lokaleve të fatit
Video
“Drejtoria për hetime e krimeve ekonomike, njësia në Ferizaj, me 15 korrik, ka realizuar një operacion, me ç’rast janë kontrolluar 14 lokale të lojërave të fatit dhe 12 prej tyre janë mbyllur… . Pas kësaj date ato kanë qenë në mbikëqyrje policore dhe të Administratës Tatimore dhe Doganës, ku disa prej pronarëve kanë filluar që të heqin bllobmat dhe të fillojnë përsëri këtë veprimtari në mënyrë të kundërligjshme. Lidhur me këtë, dje pasdite, njësia për krime ekonomike në Ferizaj me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ka ndërmarr një operacion në orët e vona me ç’rast ka arrestuar 5 menaxher të kà «tyre pikave të shitjes dhe tani janë në ndalim policorë”, u shpreh ai.
Policiae Kosovës ka siguruar qytetarët se ndaj të gjithë këtyre mashtruesve do të merren masa rigoroze konform ligjeve në fuqi.
Gjithashtu, ata i kanë ftuar të gjithë të dëmtuarit që të paraqiten në Drejtorinë për Hetime të Krimeve Ekonomike në Prishtinë.
