Zyra e Komisionit Evropian në Prishtinë do të ndajë sot në një ceremoni në Prishtinë çmimin për gazetarët hulumtues të Kosovës.
Çmimi është themeluar nga Komisioni Evropian, pas strategjisë së zgjerimit të BE-së, që njeh nevojën e fortë për të garantuar lirinë e shprehjes në media, si dhe për të mbështetur gazetarinë hetuese për të mbikqyrur procesin e reformave dhe për të ruajtur vrullin historik drejt anëtarësimit në BE.
Çmimet për Gazetari Hulumtuese të BE-së synojnë promovimin e arritjeve të jashtëzakonshme të gazetarëve hulumtues dhe përmirësimin e shikimit të gazetarisë hulumtuese cilësore në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Shpërblimet do të prezantohen nga Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë dhe përfaqësuesi special i BE-së Samuel Zbogar, drejtori ekzekutiv i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës Nehat Islami, dhe kryetarit i Jurisë Bardh Rugova.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të bëhet në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, me fillim në ora 19:00.
