Thuhet se gjërat e mira vijnë në pjesë të vogla, e kjo nuk mund të jetë e vërtetë më e madhe se kur në pyetje janë boronicat, ja çfarë efetesh kanë në shëndetin e njeriut.
Sistemi imun – Boronicat kanë më shumë antioksidues në krahasim me secilën pemë apo perime, që mund të jenë testuar deri më tani. Antioksiduesit forcojnë sistemin imun, duke neutralizuar radikalet e mira. Shumica e fuqisë së tyre vjen nga pigmentet, të cilat edhe janë përgjegjëse për ngjyrën e boronicave.
Stimulon trurin –Nëse i konsumoni boronicat, truri juaj do të punojë më shpejt dhe më mirë. Një studim sugjeron që boronicat ngadalësojnë humbjen e kujtesës.
Kujdesi për lëkurën – Lëkura juaj do të shkëlqejë nëse bëni një maskë të përzier nga 2 lugë pire nga boronica, pastaj dy lugë të vogla të sheqerit të vrugët dhe tri lugë lëng limoni. Boronica do ta zbutë lëkurën, limoni do ta ndriçojë atë, ndërsa sheqeri do ta pastrojë atë prej qelizave të vdekura.
Përmirëson shikimin – Me konsumimin e dy porcioneve të boronicës, brenda ditës do ta zvogëloni rrezikun nga degjenerimi makular, që shfaqet si pasojë e plakjes, që njëherësh është edhe shkaktari kryesor i humbjes së tiparit te personat e moshuar.
Përmirëson shëndetin e zemrës – Nëse për çdo fundjavë konsumojnë pesë apo më shumë porcione të boronicave, femrat do ta zvogëlojnë rrezikun për të pësuar sulm në zemër. Përmbajnë sasi të madhe të përbërësve, që ndihmojnë në shëndetin e arterieve.
Parandalon kancerin –Substanca e quajtur antocianinë, që boronicës njëherësh i dhuron edhe ngjyrën, sulmojnë kancerin që shkaktohet nga radikalet e lira, si dhe sulmojnë dhe i shkatërrojnë qelizat e tumorit. Për një gjë të tillë duhet që për çdo ditë të konsumoni një gotë boronica.
