Dogana: Kapen mbi 5 mijë kg duhan i papërpunuar

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Njësitet e doganës pas hetimeve në kuadër të luftimit të ekonomisë jo-formale dhe evazionit fiskal arritën të kapin sasi të konsiderueshme të mallrave të kontrabanduara.
Pas identifikimit të një lokaliteti të dyshuar për përpunimin e duhanit dogana në bashkëpunim me prokurorinë kompetente përmes mandatit të gjykatësit kompetent ushtruan bastisje në një shtëpi private në Ferizaj.
Gjatë kontrollit të hapësirave në këtë shtëpi u arritën të kapën dhe sekuestrohen sasia prej rreth 6000 kg duhan (ku 5000 kg duhan i pa-përpunuar dhe afër 1000 kg duhan i përpunuar) si dhe një makinë për përpunim te duhanit. Vlera totale e mallrave është afër 15,000.
Detalet mbi konfiskimet janë dhënë si në vijim: 4,750 KG duhan i papërpunuar, 890 KG duhan i përpunuar, Makina për grirje te duhanit, kuti kartoni (ambalazh) dy paketime 29 kg.