Ferizaj: Pronari i “Eurometalit” i dhuron shtëpi të re punëtorit të vet

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Familja tre anëtareshe Çerkini nga Ferizaj i ka dhënë fund problemit që ka pasur me strehim. Të mërkurën kryefamiljari i saj Agimi, ka pranuar çelësat e shtëpisë së re, dhuratë kjo e pronarit të kompanisë “Eurometal”, Njazi Musliu, tek i cili prej shumë vitesh punon Agimi.
Me këtë rast, Musliu, ka shpjeguar se ideja për ngritjen e kësaj shtëpie ka ardhë si rezultat i asaj se Agimi ka qenë njëri ndër punëtorët më të vjetër të kompanisë dhe i cili për shumë vite ka jetuar në kushte shumë të vështira, pa kulm mbi kokë.
“Agimi si punëtor më i vjetër ka ndodhë që shpesh të punojë edhe pas orarit të punës dhe për këtë djemtë e kanë ofruar deri në shtëpi. Me këtë rast ata kanë parë se kushtet e jetesës së Agimit janë shumë të vështira. Prandaj ata kanë marrë iniciativën dhe kemi vendosur që Agimit t’i ndërtojmë një shtëpi. Deshi Zoti që kjo të kryhet shpejt dhe në prag të kësaj feste Agimi të bëhet me shtëpi të re”, tha Njazi Musliu.
Pronari i shtëpisë së re, Agim Çerkini, nuk ka mundur të gjejë fjalë për ta falënderuar pronarin e kësaj kompanie. Ai ka thënë se në shtëpinë e tij sot është festë e dyfishtë dh e se këso vepra dinë ta bëjnë vetëm njerëzit që kanë zemër të madhe dhe familje të mrekullueshme.
“Është një gëzim i papërmbajtur, nuk kam fjalë për t’i përshkruar këto momente”,thoshte Agimi, derisa djali i tij i vogël nuk kishte forcë për t’i ndalur lotët e gëzimit.
Në ceremoninë e dorëzimit të çelësave ishte prezent edhe kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, i cili falënderoj pronarin e kësaj kompanie për këtë gjest human si dhe të gjithë kompanitë ferizajase të cilat në gala mbrëmjen e mbajtur në Ferizaj dhuruan rreth 200 mijë euro për ndërtimin e shtëpive për familjet në nevojë.
Madje Svarqa, ka shtuar se në komunën e Ferizajt janë 130 familje që kanë nevojë për objekte banimi, prej tyre sipas tij 20 familje do ta zgjidhin shumë shpejtë problemin e banimit, ndërsa edhe 40 të tjera do ta zgjidhin këtë problem përmes banesave të cilat ishin të uzurpuara dhe tani janë liruar.