Dje në fshatin Vitak të Skenderajt një person ka lajmëruar në polici se rreth 150 metra larg shtëpive të banuara ka hasur në një mjet të dyshuar të pa shpërthyer.
Njoftohet se njësiti për deminim i FSK-së ka bërë asgjësimin e mjetit të dyshuar pa incidente./21 Media/
