Greqia goditet nga një tërmet

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Në gjirin Evia në Greqi ka ndodhur një tërmet me magnitudë 5.3.
Observatori i Athinës njoftoi se tërmeti i orës 04.09 ka qenë me epiqendër 77 kilometra në veriperëndim të Athinës mes gadishullit Evia dhe territorit tokësor të Greqisë.
Theksohet gjithashtu se tërmeti ka qenë me një thellësi 13 kilometra., raporton (AA).
Në tërmetin i cili është ndier në shumë vende duke përfshirë dhe kryeqytetin Athinën nuk është njoftuar për humbje jetësh dhe dëme të tjera.Gjithashtu është njoftuar se ekipet e kërkim-shpëtimit kanë kaluar në gatishmëri në rajonin ku vazhdojnë tronditjet.